close
Top LajmeVendi

MINISTRI FILIPÇE : MASKAT MBETEN, POR DO TË KETË DASMA

5F3439AA-872C-4B39-981D-B307FC12DB9A

Klinikat interne do të kthehen në normalitet, e presioni ndaj sistemit shëndetësor po bie me zvogëlimin e numrave të të infektuarve, kjo mund të sjellë edhe lehtësimin e masave, tha sot Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.

VENKO FILIPÇE, MINISTËR I SHËNDETËSISË

Po e them atë që është e mundur të ta them por megjithatë, këtë e vendosë komisioni, por është shumë e mundshme që të ndodhë nëse vazhdojnë të zvogëlohen numrat. Mendoj se maskat duhet të mbeten, mendoj që është shumë herët maskat të largohen si masë. Në lidhje me kërkesat e restoranteve, ata të vazhdojnë të punojnë vetëm jashtë. Të mund të organizojnë dasma me protokolle për mbushjen e kapacitetit në ambient të hapur. Dhe eventualisht të mendohet për zmadhimin e numrit të mysafirëve në një tavolinë.

Do të vijnë edhe vaksina tjera. Në fillim të qershorit, priten ato të “Sinovax” e më vonë edhe ato të  “Pfizer” nëpërmjet “Covax”.

VENKO FILIPÇE, MINISTËR I SHËNDETËSISË

Paralajmërimi i fundit që e morëm nëpërmjet ambasadës kineze dje, është që 500mijë vaksina të “Sinovax” duhet të mbërrijnë në fillim të qershorit. Në qershor i presim edhe 100mije vaksina “Pfizer” nëpërmjet covax-mekanizmit. Ende nuk kemi plan të saktë për vaksinat e “Pfizer” që i kemi porositur drejtpërdrejtë. 

Mbetet e obligueshme karantina 14 ditore për personat që vijnë nga Afrika dhe India. Sa i përket vaksinimit, “Astra-Zeneca” nuk do të jepet për persona nën moshën 40 vjeçare. E lajmet e mira sa i përket vaksinimit përfundojnë këtu. Më në fund, u dha një afat se kur do të vaksinohen gazetarët, por jo i sigurt. Ministri tha se ka mundësi që javën e ardhshme të vaksinohen punonjësit mediatik. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia