close
Rajoni

MINISTRI I MBROJTJES SË TURQISË VIZITON SOT KOSOVËN

Hulusi-akar

Ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar, do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Kosovë, ku do të takohet me disa nga krerët e shtetit.

Sipas mediave vendase, Akar do të takohet me homologun e tij kosovar Armend Mehaj. Po ashtu në axhendën e tij është paracaktuar dhe një takim me presidenten Vjosa Osmani.

Ndërkohë nuk pritet që ministri turk të zhvillojë një bisedë me kryeministrin Albin Kurti apo zyrtarë të lartë shtetëror.

Pritet që ministri Hulusi Akar në përfundim të vizitës së tij në Kosovë të ketë një deklaratë për mediat./tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia