close
Top LajmeVendi

Ministri Shaqiri: As po e as jo për rritjen e pagave

Screenshot_1

MËSIMDHËNËSIT PO I INFORMOJNË NXËNËSIT PËR GREVËN


Ministri i Arsimit Jeton Shaqiri nesër do të ulet në tavolinë me mësimdhënësit për t’i bindur ata të mos fillojnë grevën në shkollat. Ai kërkon mirëkuptim pasi kërkesat për rritje të pagës për muajin mars është e parealizueshme ndërsa me bojkotin pësojnë vetëm nxënësit. Ai për tv Klan M thotë se paga e tyre është rritur gradualisht.

JETON SHAQIRI MINISTËR I ARSIMIT

“Edhe një herë do të kam komunikim nesër dhe pasnesër me përfaqësues do t’u kërkoj që grevën e paralajmëruar ta shqyrtojnë edhe një herë si mundësi të fundit dhe përfundimtare, pasi nxënësit janë ata të cilët humbin në këtë proces”.

Sindikata e Arsimit, gjegjësisht mësimdhënësit nga e Hëna, do të bojkotojnë procesin mësimor pasi  Qeveria nuk pranoi rritjen e pagave të tyre për 18.4%.

JETON SHAQIRI MINISTËR I ARSIMIT

“Përgjigjja më e lehtë është të themi po e realizojmë, por nga ana tjetër duhet ta kemi parasysh treguesin makroekonomik, duhet të përgatitemi për një inflacion se nuk është një rritje e vogël. Në qoftë se themi jo, e kemi të lehtë edhe këtë por do t’i ndërpresim negociatat. Nuk themi as po e as jo për momentin për arsye se duam të gjejme mirëkuptim për një zgjidhje sistemore të këtij problemi.

E për grevën e profesorve reaguan dje nga Unioni i Nxënësve. Nga ky Union pyesin se kush do t`u shkruan mungesa të paarsyeshme profesorëve të cilët do të mungojnë në orët mësimore. Ndërkaq për këtë do të pësojnë nxënësit të cilët janë në fund të vitit shkollor. Mësimdhënësit në shkollat e mesme veçmë kanë filluar t’I informojnë nxnënësit për grevën e paralajmëruar të hënën./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia