close
Top LajmeVendi

Ministri Spasovski në promovimin e donacionit të automjeteve intervenuese nga Republika e Çekisë

034 (3) (1)

Sot (09.06.2022) ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski së bashku me zëvendës shefin e Misionit të Ambasadës së Republikës së Çekisë, Lubomir Pshenka morën pjesë në në promovimin e automjeteve donacion nga Republika e Çekisë në Qendrën Policore “Gjorçe Petrov”.

Bëhet fjalë për tetë automjete interevenuese të specializuara për nevojat e njësiteve organizative në kuadër të Departamentit për Operacione të Posaçme Policore në vlerë prej rreth 14.240.000 denarë, përkatësisht 6 automjete furgonë për rendin dhe qetësinë publike për nevojat e Njësitit për Pozicionim të Shpejtë dhe 2 automjete për operacione intervenuese për NJSAT “Tigri”. Para të pranishmëve në Qendrën Policore “Gjorçe Petrov” u realizua demonstrim i hyrjes së shpejtë, si dhe lëvizje taktike, kurse u prezentuan edhe karakteristikat teknike të automjeteve.
“Ky donacion nga Republika e Çekisë paraqet vazhdimin e procesit të filluar më vitin 2018, kështu që deri më tani gjithsej, në kuadër të donacionit kemi 31 automjete të reja për nevojat e Ministrisë, sipas principit të shfrytëzimit të donacionit financiar për blerjen dhe mirëmbajtjen e pajisjeve teknike në pajtim me specifikimet paraprakisht të miratuara. Vetë ky fakt, i plotësuar me një mori aktivitetesh të partnerëve, ndër të tjerave patjetër ta përmendim faktin e aktiviteteve të përbashkëta të sigurisë me kolegët nga MPB e Çekisë në kufirin tonë jugor, edhe njëherë e demonstron këtë perimetër të gjerë të bashkëpunimit bilateral me më shumë segmente të sigurisë me interes të përbashkët”, theksoi ministri Spasovski.

Spasovski u falenderua për përkrahjen e vazhdueshme të cilën në vitet e kaluara Republika e Çekisë ia ka dhënë MPB-së, duke u etabluar si një nga përkrahësit dhe partnerët më të rëndësishëm të vendit tonë, posaçërisht në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në UE.
“Për këtë edhe më këtë rast edhe një herë dëshiroj, në emrin tim personal por edhe në emrin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ti falenderoj miqët nga Çekia për përkrahjen dhe ndihmën vetmohuese, me bindje të thellë se edhe në vitet e ardhshme do të vazhdojmë së bashku të punojmë në avancimin dhe thellimin e miqësisë dhe bashkëpunimit tonë, që para së gjithash është në interes të sigurisë nacionale të të dy vendeve, por edhe në kontekst më të gjerë në sigurinë e Evropës Juglindore”, potencoi ministri Spasovski.

Zëvendës shefi i Misionit të Ambasadës së Republikës Çeke, Lubomir Pshenka, e përshëndeti pranim dorëzimin e sotëm të automjeteve të cilat si donacion nga Republika e Çekisë i janë dhurua Njësitit për Pozicionim të Shpejtë dhe NJSAT “Tigri” pranë MPB-së, kurse në të njëjtën kohë shprehu kënaqësinë nga bashkëpunimi me përfaqësuesit e të dy ministrive të punëve të brendshme, posaçërisht deri te ministri Spasovski dhe drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Sasho Tasevski.

“Mirënjohje të madhe për zbatimin e të gjitha aktiviteteve në ruajtjen e kufirit jugor, ku policët e Çekisë dhe të Maqedonisë kanë mundësi të bashkëpunojnë dhe të shkëmbejnë eksperiencat. Përkrahja jonë për Ministrinë e Punëve të Brendshme do të vazhdojë edhe në të ardhmen me qëllim të zgjerimit dhe thellimit të bashkëpunimit të përbashkët”, potencoi Pshenka.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia