close
Top LajmeVendi

MINISTRIA E DREJTËSISË: GRUEVSKI NUK ËSHTË ARRESTUAR NË HUNGARI

Nga Ministria e Drejtësisë së Maqedonisë përgënjeshtrojnë të thënat se Nikolla Gruevski është arrestuar dhe se Ministria e Drejtësisë nuk kërkon ekstradimin e tij. Nga kjo ministri theksojnë se opinioni e ka të njohur se Ministria e Drejtësisë, menjëherë pas arratisjes së  Gruevskit – që vitin e kaluar, ka dërguar kërkesë për ekstradimin e të njëjtit.

Ministria e Drejtësisë së Maqedonisë ka përgënjeshtruar informatat se ish kryeministri, Nikolla Gruevski është arrestuar në Budapest, ashtu siç ka njoftuar “TV Srpski Kolektiv”, duke u thirrur në informata të kryetarit të Partisë Republikane të Serbisë, Nikolla Sandulloviq.

”Përgënjeshtrojmë edhe një nga lajmet e rrejshme të ditëve të fundit, plotësisht i hedhim poshtë pohimet se Nikola Gruevski është arrestuar dhe se Ministria e Drejtësisë nuk kërkon ekstradimin e tij. Opinioni e ka të njohur se Ministria e Drejtësisë, menjëherë pas arratisjes së Gruevskit – që vitin e kaluar, ka dërguar kërkesë për ekstradimin e të njëjtit. Më 31 tetor të vitit 2019-të, Ministria e Drejtësisë së Hungarisë, na ka informuar se pas refuzimit të ekstradimit dokumentet janë dërguar në Prokurorinë e Hungarisë.” – thonë nga Ministria e Drejtësisë së RMV-së.

Poashtu edhe nga Ministria e Drejtësisë së Hungarisë  kanë informuar se prokurori publik ka vendosur që të mos hap procedurë penale e as ndonjë masë tjetër kundër Nikolla Gruevskit. /Blerona Jakupi/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia