close
Top LajmeVendi

MINISTRIA E DREJTËSISË: PSP-ja DO TË MUND TË NDJEK PENALISHT EDHE PRESIDENTIN?

auto_PSP-foto-6-maj1544177343

Publikohet teksti i propozim-ligjit për PSP-në


Ministria e Drejtësisë e ka publikuar propozim-ligjin e ri për Prokurorinë Speciale Publike (PSP) në të cilin ka ndryshime në kompetencat e PSP-së në lidhje me atë se cilat vepra penale mund të jenë lëndë e këtij institucioni me zgjidhjen e re ligjore. Deri më tani, PSP ka pasur kompetencë të kufizuar, gjegjësisht vetëm të veprave penale që dalin nga materialet e pëgjuara nga përgjimi i paligjshëm prej vitit 2008 deri në vitin 2015.

Prokurori Special Publik do të ketë mundësi që t’i ndjek penalisht presidentin e vendit, ambasadorët dhe përfaqësues të tjerë të shtetit në vende të huaja – parasheh propozi-ligji për PSP-në i publikuar ENER. Prokuroria Publike për ndjekjen e veprave penale që lidhen dhe që dalin nga përmbajtja e ndjekjes së jashtëligjshme të komunikimkeve do të transformohet në Prokurori Speciale Publike.

Me zgjidhjen e re ligjore, parashihet që PSP të mund të hulumtojë dhe ndjekë vepra penale të kryera edhe nga funksionarë të zgjedhor ose të emëruar nga Kuvendi, në dhe nga Qeveria, në gjykata, prokurori publike, Këshilli Gjyqësor, Këshilli i Prokurorëve Publik dhe kryetarët e komunave të njësive të vetëqeverisjes lokale dhe Qytetit të Shkupit.

Parashihet që PSP të ketë kompetenca edhe për ndjekjen e veprave penale të kryera nga personat kompetent të partive politike në lidhje me parregullsitë zgjedhore dhe votimit, por edhe nga fusha e mjedisit jetësor dhe natyrës, trashëgimisë kulturore dhe bukuritë e rralla natyrore, financat publike, qarkullimin pagesor dhe ekonominë, forcat e armatosura, detyrat zyrtare, dhënia e informatave dhe të dhënat për dëshmitarët në mënyrë të paautorizuar dhe tjera, nëse këto vepra janë kryer në lidhje me procedurat që i udhëheq Prokuroria Speciale Publike. /Klan Maqedoni/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia