close
Top LajmeVendi

MINISTRJA BULLGARE: ZJARRI NË AUTOBUSIN E AKSIDENTUAR – SHUMË I ÇUDITSHËM

bul

“ËSHTË PËRHAPUR SHUMË SHPEJT – NDODH VETËM NË RASTE TË VEÇANTA”

Ministrja e përkohshme për zhvillim rajonal në Bullgari, Violeta Komitova, për Televizionin bullgar BNT ka komentuar se ditën e aksidentit tragjik të autobusit, është drejtuar për në vendngjarje, por pas bisedës me Kryeministrin Stefan Janev, është këshilluar që të mos shkojë.

Sipas Komitovës, që është edhe eksperte për mbrojtje kundër zjarrit, ka dicka të cuditshme rreth zjarrit pasi shumë shpejt është përhapur që ndodh vetëm në raste shumë të vecanta.

VIOLETA KOMITOVA – MINISTRE E PËRKOHSHME PËR ZHVILLIM RAJONAL

“Zjarri në autobusin e “Besa Transit” ka përfshirë gjësende që shumë shpejt janë djegur dhe nuk ka pasur reagime nga udhëtarët. Fitohet përshtypja se vozitësi nuk ka bërë përpjekje të dalë nga autobusi, edhe pse ai ka pasur më shumë kohë të evakuohet. Ai e ka njohur rrugën, për shkak se ka udhëtuar cdo javë. Fatkeqësisht raporti nga ekspertiza e rrugës nuk ka përfunduar”

Sic ka thënë Komitova, mburoja e sigurisë në rrugë, është bërë sipas një projekti nga viti 2002, që nuk do të thotë se është jashtë normave, duke shtuar se në kohën kur është bërë ka qenë sipas rregullave. Ajo ka pranuar se autostrada “Struma” është në atë gjendje dhe se kjo fatkeqësi ka hapur temën për të duke u zotuar se do të bëjnë përpjekje ta ndryshojnë shpejtësinë dhe sinjalistikën rrugore si dhe të detyrohet kompania përgjegjëse që sa më shpejtë ta përfundojë projektin./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia