close
Rajoni

(VIDEO)MINXHOZI: DO TË THELLOHET BASHKËPUNIMI RAMA – KURTI

Screenshot_22

NË MBLEDHJEN E FUNDIT TË DY QEVERIVE U NËNSHKRUAN 13 MARRËVESHJE


 

Pavarësisht mospjatimit për çështjen e “Ballkanit të Hapur”, Ambasadori I Shqipërisë në Kosovë, beson se do të thellohet bashkëpunimi mes Kryeministrave të Kosovës e Shqipërisë, Edi Ramës dhe Albin Kurtit. BLERTA DALLOSHI BERISHA

 

Ambasadori i  Shqipërisë së Kosovës, Qemal Minxhozi beson në  thellim të bashkëpunimit ndërmjet dy kryeministrave Edi Rama e Albin Kurti pavarësisht mospajtimit  momental për çështjen e Ballkanit të Hapur.

Është shprehur optimist se gjërat do të sqarohen në vazhdim.

QEMAJL MINXHOZI- AMBASADOR I SHQIPËRISË NË KOSOVË

Është thënë qartë nga dy kryeministrat që marrëdhëniet midis nesh do të vazhdojnë, do të thellohen dhe do të përparojnë, pavarësisht mosdakordësisë momentale që ekziston për çështjen e Ballkanit të Hapur.

Ndërsa duke folur për marrëveshjet Kosovë Shqipëri të arritura në mbledhjet e përbashkëta ai ka përmendur faktin se ndërrimi i qeverive të shpeshta në Kosovë ka bërë që shumë marrëveshje të mos zbatohen plotësisht.

QEMAJL MINXHOZI- AMBASADOR I SHQIPËRISË NË KOSOVË

Kosova gjatë këtyre pesë, gjashtë viteve ka pasur më tepër se pesë Qeveri domethënë në zgjedhjet e herë pas hershme. Por gjithsesi domethënë ka pasur edhe disa burokraci që kanë  pasur mundësi të evitohen. Ajo që do të themi ne, kjo mbledhje ka pasur një fokus më të drejtpërdrejtë për zgjidhjen e disa problemeve që kanë qenë një shqetësim shumë i madh.

Në mbledhjen e fundit të dy qeverive që u mbajt në Elbasan, u nënshkruan 13 marrëveshje./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia