close
Teknologji

Miqtë e Elon Musk do të kontribuojnë me mbi 7 mld dollarë për blerjen e Twitter

Elon-Musk-780×439-1-750×430 (1)

Miqtë e pasur të Elon Mask do të kontribuojnë me një shumë prej 7,14 miliardë dollarë për të mbështetur ofertën e miliarderit për të blerë platformën sociale Twitter.

Të enjten, shefi i Teslas deklaroi se 19 investitorë kanë mbështetur idenë e tij për të blerë Twitter për shifrën e 44 miliardë dollarëve, përfshirë persona nga bota e kriptomonedhave, Silicon Valley dhe Wall Street.

Shuma më e madhi si kontribut, erdhi nga themeluesi i Oracle dhe anëtari i bordit të Teslas Larry Ellsion me 1 miliardë dollarë, shkruan Euronews.

Investitorët e tjerë ishin platforma e kriptomonedhave Binance, një princ saudit dhe sipërmarrje nga Sequoia, e cila ka mbështetur kompani të tjera si Apple dhe Google.

Një tjetër investitor që mbështet Musk është firma Qatar Holding, e cila do të kontribuojë me 375 milion dollarë dhe Fidelity me 316 milion dollarë.

Themeluesi i Binance Changpeng Zhaeo tha se kompania ka investuar 500 milion dollarë dhe e cilësoi blerjen e Twitter nga Musk si një hap përpara drejt “Crypto Twitter”, për të ndihmuar biznesin e tij.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia