close
Top LajmeVendi

MIRATOHET PROPOZIM-VENDIMI PËR TRUPAT E KUVENDIT

download

Kuvendi me 98 vota “për” e miratoi propozim-vendimin për zgjedhje të kryetarëve, zëvëndësve të kryetarëve, anëtarëve dhe zëvëndësve të tyre të komisioneve të shtëpisë ligjdhënëse, me çka u krijuan kushte që Parlamenti të fillojë të punojë në mënyrë efikase dhe të miratojë zgjidhje ligjore dhe ndryshime të tyre.

Pas zgjedhjes së tyre, deputetët nga seanca e ardhshme do të mund të miratojnë ligje dhe të marrin vendime, pas më shumë se një muaji të nevojshëm për shpërndarje të komisioneve. LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja do të udhëheqin me nga tetë komisione parlamentare, BDI-ja me tre, ndërsa Besa, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa me nga një.

Më tej sipas agjendës para deputetëve duhet të gjenden ndryshimet e ligjeve për arsim fillor dhe të mesëm, si dhe pesë vendimet për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme nga ana e presidentit Stevo Pendarovski, për miratim të të cilëve janë të nevojshme 80 vota./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia