close
Sport

Miratohet vendimi nga FFM-ja, do të ndërtohet stadium në komunën e Aerodromit

F36A1383-5107-492B-824A-67E529EC6778-1024×592

Bordi udhëheqës i Federatës së Futbollit të Maqedonisë në mbledhjen e sotme, ka sjell vendim që të fillojë procedura për ndërtimin e stadiumit të ri, “Shtëpia e futbollit” në komunën e Aerodromit.

Siç njoftojnë nga FFM-ja, ky projekt do të realizohet bashkërisht me Komunën e Aerodromit. Bëhet e ditur se mbështetje ka dhënë edhe Qeveria e RMV-së.

Financohet nga mjetet e UEFA-s dhe FIFA-s, nëpërmjet programeve për përmirësimin e infrastrukturës futbollistike.

Stadiumi do të ketë kapacitet për më së paku 12 mijë shikues.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia