close
Bota

Mishel: Herët a vonë duhet të heqim dorë nga gazi dhe nafta ruse

Sharl-Mishel

PRESIONE SHTESË KUNDËR RUSISË


Krahas pakos së fundit të pestë të sanksioneve kundër Rusisë, BE-ja paralajmëroi se sipas të gjitha gjasave do të vendos edhe sanksione shtesë, që me siguri do të jenë kundër importit të naftës ruse.

Herët a vonë, BE-ja duhet të heq dorë nga gazi dhe nafta ruse dhe të kryejë presione shtesë ndaj Rusisë që ta ndalojë agresionin në Ukrainë – ka deklaruar Presidenti i Këshillit Evropian, Sharl Mishel, në debatin në seancën plenare të Parlamentit Evropian në Strazbur.

SHARL MISHEL – PRESIDENT I KËSHILLIT EVROPIAN

“Ashpërsojmë sanksionet që ta mbajnë presionin maksimal ndaaj Kremlinit. Mendoj se herët ose vonë do të duhen masa për naftën madje edhe për gazin”

Komisioni Evropian dje propozoi pakon e pestë të sanksioneve kundër Rusisë që ka të bëjë me ndalesën e importit të thëngjillit, ndalesën e të gjitha transaksioneve për katër banka kyçe të Rusisë dhe ndalesën për pranimin e anijeve greke në portet evropiane.

Presidentja e KE-së, Ursula fon der Lajen ka thënë se duhet të rritet presioni ndaj Putinit kurse ashpërsimet e sanksioneve nuk do të jenë të fundit. Ajo është prononcuar edhe për situatën në qytetin ukrainas Buça ku ishin vrarë mbi 400 civilë, duke deklaruar se autoritetet ruse do të përgjigjen për të gjitha krimet.

 

/KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia