Mishel: RMV-ja dhe Shqipëria sa më shpejtë t`i nisin negociatat me BE-në

Presidenti i Këshillit Evropian, Sharl Mishel, vlerëson se RMV-ja dhe Shqipëria duhet sa më shpejt t`i nisin negociatat me BE-në, që do të ishte e rëndësishme jo vetëm për dy vendet por edhe për gjithë rajonin, në vecanti në kontekst të ngjarjeve të reja gjeopolitike. “Bashkësia Politike Evropiane”, sic ka thënë Mishel, nuk është alternativë për zgjerimin, por process që do të mundësojë thellimin e progresit dhe bashkëpunimit

“Lufta në Ukrainë hapi një kapitull të ri në historinë evropiane dhe vendosi zgjerimin e BE-së në plan të parë. Do të jap një mesazh të qartë – BE-ja është fuqimisht e vendosur për hyrjen tuaj në Union. Sa më shpejt duhet të nisin negociatat me RMV-në dhe Shqipërinë. Është prioritet I dorës së parë dhe mbështesim përpjekjet që të gjendet një zgjidhje e pranueshme për cështjet e hapura me Bullgarinë.Unë me të vërtetë jam i kycur me Francën dhe BE-në që të ndihmojmë çuarjen përpara të këtij procesi” – ka thënë Mishel në konferencën e përbashkët për media me Presidentn Pendarovski në Ohër.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Nuk jam I sigurt se cfarë do të ndodh në takimin e ardhshëm të Këshillit Evropian, por do të bëjmë gjithcka që të ndërmerren të gjitha hapat” – ka thënë Mishel duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve rreth përmbajtjes së propozimit francez për heqjen e vetos bullgare.

“Ka frustrime dhe mosbesim mes dy palëve. Është koha për veprim. Lufta në Ukrainë përshpejtoi procesin. Duam ta zhbllokojmë procesin për RMV-në dhe Shqipërinë. Shumë është e rëndësishme të mbahet tempoja dhe të mbetemi aktiv në këtë proces” – ka thënë Mishel.

Ai nuk ka dashur të komentojë se cilat do të jenë konkluzionet që do të dorëzohen nga presidenca franceze për takimin e Këshillit Evropian, por tha se punohet që të gjendet një zgjidhje.

“Shpresoj të arrihet marrëveshje. Duam të ndërmjetësojmë që të gjendet zgjidhje mes 27 liderëve. Përgatisim këtë takim dhe kjo do të thotë se duhet të kemi një nivel të caktuar diskrecioni që të jemi më efikas” – ka thënë Sharl Mishel. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share