close
Rajoni

MITROVICË: SHËNOHET DYVJETORI I VRASJES SË IVANOVIQIT

Screenshot_6

Prokuroria e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër gjashtë personave


Është ora 08:15. Në këtë kohë në Mitrovicë ishte ekzekutuar lideri i serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviq. Nderimet për të u bënë nga familja dhe zyrtarë të lartë shtetërorë. Serbia është duke bërë hetim të pavarur për vrasjen e tij, por nuk ka dhënë ndonjë rezultat. Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, tha se Serbia nuk do të ndalet derisa të mos gjej vrasësit e vërtetë. Ky mort ka ndarë shumë në Serbi pasi vet Ivanoviq kishte paralajmëruar rrezik dhe kishte qenë kritik ndaj grupeve kriminale dhe bënte politikë të pavarur. Serbia akuzon Kosovën për ngecjen e hetimeve.

“Vrasja e Oliver Ivanoviq ngelet një plag e hapur për popullin serb në Kosovë, Metohi dhe më gjërë. Një tragjedi edhe për familjen. Këtë duhet ta kenë në ndërgjegje ata që këtë rast tentojnë ta keqpërdorin për arsye politike. E theksoj se Prishtina nuk ka kthyer përgjigje në 3 prej 4 kërkesave të organeve tona dhe atë që kanë kthyer ka qenë pas gjashtë muajsh.” –deklaroi Marko Gjuriq, Zyra për Kosovën, qeveria e Serbisë.

Kosova ka shpallur në kërkim personin që u shënjua si kryesori në vrasjen e Ivanovic, Millan Radojcic, I cili pasi policia e Kosovës nuk e arrestoj dot, është parë në Serbi. Shteti serb e kishte future ish-zëvendës kryetarin e Listës Serbe dhe biznismenin në një test poligrafi. Në pafajsinë e tij besojnë.

Vrasja e Ivanoviq ka shkaktuar akuza në mesin e serbëve pasi një pjesë dëshmuan tek organet e Kosovës për vrasjen e tij. Opozita do ta shënoj atentatin me protesta dy ditë më vonë. Zyrtarët serb thanë se kanë indicie për autorin, por nuk është koha. /Idro Seferi, Beograd/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia