close
RajoniTop LajmeVendi

MITSOTAKIS: “I DASHUR ZORAN, PO FLAS HAPUR”…

Screenshot_6

Greqia nuk e ka fshehur kurrë dëshirën e vet që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të anëtarësohen në Bashkimin Europian. Por duhet që edhe këto dy vende të bëjnë hapat e nevojshëm.

Kjo është deklarata më e fundit e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, i cili ka përdorur shprehjen “Llogaritë e mira bëjnë miq të mirë”, për të argumentuar kushtet e Athinës ndaj këtyre dy vendeve.

Mitsotakis ka folur në samitin e Selanikut, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri i Maqedonisë së veriut, Zoran Zaev. Të dy ata u takuan dhe biseduan për 40 minuta.

Pak më vonë, Mitsotakis iu drejtua personalisht Zoran Zaevit në sallën e Samitit.

“Sa i përket kandidaturës së Maqedonisë së veriut, i dashur Zoran, po flas hapur ashtu si dhe në takimin tonë pak më herët. Kemi obligimin të zbusim pasojat e shumta negative të një marrëveshjeje që është nënshkruar dhe duhet ta bëjmë me realizëm dhe me pjekuri. Prioritet për ne përbën mbrojtja e emrit dhe e famës së Maqedonisë tonë, si dhe e produkteve të saj.” –tha Kirjakos Mitsotakis, Kryeministër i Greqisë.

Gjatë qëndrimit në Selanik, Mitsotakis prezantoi logon tregtare të produkteve të rajonit të Maqedonisë greke. Logoja bazohet në përdorimin e fjalës Greate dhe siç tha Mitsotakis do të dërgohet menjëherë për regjistrim në zyrën e pronës Intelektuale të Bashkimit Europian (EUIPO). /Robert Goro, Athinë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia