Mitsotakis: Nuk i mbaj inat Erdoganit

Kryeministri grek deklaron se vendi i tij është i vendosur të mbrojë të drejtat sovrane

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka folur për marrëdhëniet e vendit të tij me Turqinë, të cilat kohët e fundit janë përkeqësuar pas deklaratave të presidentit Rexhep Tajip Erdogan.

I pyetur se çfarë qëndrimi mbante ai pasi Erdogan njoftoi fundin e bisedimeve me palën greke, të nisura vitin e kaluar, ai dha këtë përgjigje.

“Kjo nuk është hera e parë që presidenti turk thotë se nuk do të flasë me mua. Mendoj se në një moment do të bisedojmë sepse duhet. Unë nuk mbaj inat”.

Mosmarrëveshjet për kufijtë detarë mes Turqisë dhe Greqisë morën të tatëpjetën pas deklaratave të ashpra të kreut të shtetit turk.

Ai mbrojti qëndrimin e tij për të mbrojtur të drejtat e saj sovrane duke theksuar se vendi i tij do të kërkojë mbështetjen e aleatëve, qoftë të SHBA apo BE. Kryeministri grek theksoi se tensionet mes Athinës dhe Ankarasë janë një sfidë për vetë NATO-n pasi sipas tij një valë trazirash është ajo çfarë pikërisht aleanca ushtarake kërkon të shmangë.

Mitsotakis foli gjithashtu edhe për krizën ushqimore pasi 20 milionë tonë grurë janë bllokuar në Ukrainë vetëm nga deti. Ai u shpreh se Turqia mund të luajë një rol të madh në zgjidhjen e kësaj krize dhe së bashku me Greqinë mund të bashkëpunojnë në këtë drejtim.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share