close
Rajoni

MITSOTAKIS VIZITON BULLGARINË

mitso.jpg

Kryeministri grek u shpreh se Greqia e mbështet anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor ë BE

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis është lideri i parë europian që viziton Bullgarinë që nga formimi i qeverisë së re.

Mediat greke raportojnë se deklarata e përbashkët me Kryeministrin e Bullgarisë tregojnë rëndësinë që Athina i kushton marrëdhënieve me Sofjen dhe dëshirën për t’i thelluar ato, për sigurimin e stabilitetit dhe perspektivën europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Në lidhje me situatën në gadishullin tonë, pata rastin t’i ritheksoj Kryeministrit qëndrimin tonë , se në një periudhë sfidash, një kurs i besueshëm dhe i drejtë i Ballkanit Perëndimor drejt Europës është më në interes të të gjithëve. Është një interes politik, dhe sigurie”.

Ndërsa Mitsotakis vuri në dukje se mbështet plotësisht  anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE ai theksoi se kusht i domosdoshëm mbetet përmbushja e kritereve.

“Greqia mbështet të ardhmen europiane të vendeve kandidate, por pa harruar gjithmonë se ato duhet të plotësojnë kriteret që janë vendosur për anëtarësimin e tyre në BE, duke pasur gjithmonë si prioritet marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Në këtë kontekst, presim me padurim mbledhjen e menjëhershme të konferencave të para ndërqeveritare me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërinë”.

Mitsotakis bisedoi me homologun e tij Kiril Petkov lidhur dhe me çështje të tjera të rëndësishme si pandemia e Covid-19 ,marrëdhëniet greko-turke dhe përfundimin e gazsjellësit greko-bullgar.

Klan News

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia