close
Bota

MJEKËSI: KËSHILLA TË DOBISHME PËR SHTATËZANINË

Images

Multivitaminat gjatë shtatëzanisë janë humbje e parave, pasi shumica e nënave nuk kanë nevojë për to, thonë hulumtuesit. Në revistën shkencore Buletini i Barnave dhe Terapisë, hulumtuesit kanë thënë se kanë studiuar të gjitha provat dhe se kanë konstatuar se shtojcat nuk e rrisin shëndetin e nënave dhe foshjave.

Por, sipas tyre, gratë shtatzëna duhet të marrin acid folik dhe vitaminë D. Konsumimi i 400 mikrogramëve acid folik në ditë parandalon paraqitjen e  anomalive tek fëmijët, ndërsa vitamina D – 10 mikrogramë në ditë – rekomandohet për eshtra të shëndosha të nënës dhe fëmijës. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia