close
Vendi

MJEKËT E PËRGJITHSHËM TRAJTOJNË EDHE NGA DISTANCA

Mjek_1

Pandemia me COVID-19 sic duket ka qenë shkak që sistemi shëndetësor në RMV ecë me hapa më të shpejtë drejt digjitalizimit. Fondi për Sigurim Shëndëtësor në RMV ka adaptuar sistemin online përmes së cilit konsultat mjekësore janë realizuar nga distanca në mes pacientëve dhe mjekut të përgjithshëm.

“Është një veprim që duhej të bëhej më hërët nga Fondi për sigurim shëndetësor, dmth të bëhët përshkrimi i terapisë online, sepse nuk është e pranueshme që një pacient me sëmundje kronike disa vjecare të vijë cdo muaj për të marë terapinë, mjafton një telefonatë; 1.35 -90% të rasteve të telefonatave ose kontakteve kanë qenë përshkrim I terapisë kronike”

Sipas mjekut të përgjithshëm digjitalizimi në mjeksi e lehtëson punën e pacientëve, ka pasur edhe raste kur është bërë trajtim nga distanca, megjithatë sipas Jaji metodat klasike janë më të sigurta në diagnostifikimin e sëmundjeve.

Digjitalizimi në mjeksi është metodë shume e mirë dhe pacientëve ju ndihmon vetëm për konsultë, asgjë më shumë sipas mendimit tim, një pacient përmes formave elektronike nuk mund të diagnostifikohet por edhe as të trajtohet si duhet.Për një trajtim adekuat do ishte i pa tjetersushëm të këtë kontakt direkt në mes mjekur dhe pacientit.

Së fundi një praktikë të këtillë të sistëmit shëndetësor online ka ndjekur edhe Shqipëria ku në shtatë muajt e fundit 11% e konsultave kanë qene nga distanca. Konsultat mjekësore në distance ndihmojnë në përballjen me pandeminë me crast shmangen vizitat frontale, dhe ulen kostot e pacientëve dhe shërbimeve shënetësore./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia