close
Shëndetsi

MJEKËT HEQIN NGA VESHKAT E PACIENTIT NUMRIN REKORD TË GURËVE

gure

Një burrë në Indi ka shënuar një rekord për numrin më të madh të gurëve në veshka. Mësuesi 50-vjeçar Basavaraj Madiwalar shkoi në spital duke u ankuar për dhimbje në stomak dhe përfundoi në sallën e operacionit ku doktorët hoqën 156 gurë nga veshkat e tij.

Pasi zbuluan numrin rekord të gurëve, mjekët kryen endoskopi dhe laparoskopi në një ndërhyrje që zgjati tre orë. Gjatë saj, mjekët zbuluan se mësuesi kishte një veshkë të vendosur në mënyrë jo të zakonshme sepse ndodhej më pranë abdomenit.

Klinika mjekësore raportoi se ky është numri më i madh i gurëve në veshka të hequr ndonjëherë në një pacient të vetëm në Indi. Specialistët besojnë se gurët mund të jenë zhvilluar në hapësirën kohore të 2-3 viteve./tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia