close
Top LajmeVendi

MJEKËT NGA KUMANOVA ME FORMË TË LEHTË TË SËMUNDJES 

NIKOLIQ: KJO NUK FSHIHET, TREGOHET, DO TË KETË RASTE 


Mjekët nga Kumanova, të infektuar me koronavirus thonë se për momentin kanë simptoma të lehta dhe janë të izoluar nga familjet e tyre. Nuk e dinë saktë si janë infektuar. Gordana Nikoliq dhe…u bëjnë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në izolim sa më rigoroz, sepse do të ketë raste të reja.

Dy mjekët nga Kumanova, të infektuar me koronavirus thonë se nuk e dinë saktë si e kanë marrë infeksionin. Posaçërisht pasi në ditët e fundit relacioni kryesor i lëvizjes ka qenë nga puna në shtëpi dhe e kundërta. Mjekja Gordana Nikoliq në profilin e saj në Fejsbuk shkruan se edhe sot, dita e dytë pasi ka dalë pozitive në testin për koronavirus, ka simptoma të lehta.

“Vizitë në mëngjes. Nuk kam temperaturë, kam koll të lehtë, kokëdhimbje të lehtë, gjatë natës së kaluar ethe pa temperaturë. Hundë të zëna, oreks i zvogëluar, ndjenjë të humbur të shijes.” –tha  mjekja Gordana Nikoliq.

Nikoliq pranon se se ka qenë e shokuar kur është njoftuar me rezultatet e testit për koronavirus, dhe paraprakisht ka pasur kontakt me gruan që vdiq në Kumanovë, te e cila u vërtetua prania e virusit.
Edhe mjeku Aziz Bajrami, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se është prekur nga virusi COVID-19 dhe se për momentin gjendet I karantinuar në shtëpi. Ai ka bërë thirrje që të respektohen masat dhe rekomandimet e autoriteteve.

“Nuk është rasti për panik , kemi të bëjmë me një virus të panjohur të cilit duhet t’ia kontrollojmë përhapjen , në mënyrë që sistemi dhe strukturat shëndetësore të mund të I përballojnë një fluksi eventual të pacientëve . Mos dilni , rrespektoni distancën mes jush , izoloni pleqt baballarët dhe gjyshërit tek të cilët virusi mund të jet më i rrezikshëm . Ne mjekët kërkojmë këtë nga ju , në mënyrë qëtë mund t’ju ofrojmë shërbimin secilit që ka nevojë  , si dhe ta kalojmë sa me më pak pasoja të mundshme.”- shprehet Aziz Bajrami, mjek specialist infektolog.

Dy mjekët nga Kumanova u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që të rrinë sa më të izoluar dhe pa nevojë të mos dalin nga shtëpia, për të mirën e të gjithëve por edhe të personelit mjekësor në spitalet në vend. Në Kumanovë edhe një motër medicinale është e infektuar me koronavirus. /Biljana Georgievska/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia