close
Rajoni

“MJEKËT PA KUFIJ”: KAMPI NË BOSNJË – ÇNJERËZOR

Screenshot_9

Migrantët që përpiqen të shkojnë në Evropën Perëndimore, po jetojnë “në kushte të rrezikshme” në Bosnje, thotë organizata Mjekët pa Kufij. Grupi i Mjekëve pa Kufij tha se kampi i improvizuar i refugjatëve, në Vuçjak të Bosnjës, nuk i plotëson standardet themelore të jetesës, duke e quajtur atë një vend të rrezikshëm dhe çnjerëzor.

Në kampin në Vuçjak, që është ndërtuar në qershor, gjenden rreth 2.000 njerëz. Aty nuk ka energji elektrike ose ujë të pijes. Gjatë vitit të kaluar, Bashkimi Evropian i ka dhënë Bosnjës më shumë se 36 milionë euro ndihmë për tu përballur me fluksin e migrantëve. Komisioneri evropian për Punë të Brendshme, Dimitris Avramopulous tha se kushtet në kampin e Vuçjakut janë të papranueshme.

Më 14 nëntor, Avramopoulos paralajmëroi që moti i ftohtë mund të çojë në një krizë humanitare në Bosnje. Ai tha se duhet të sigurohen strehim adekuat për rreth 8,000 migrantë në vend. Më 15 nëntor, Bashkimi Evropian tha se është informuar për vendimin e autoriteteve të Bosnjës dhe Hercegovinës për ndarjen e dy lokacioneve shtesë të pritjes së migrantëve.

BE-ja u zotua se do të mbështes autoritetet lokale për të përmirësuar kushtet e pritjes në këto qendra të reja. Migrantët që synojnë të arrijnë në Evropë, shpesh hyjnë në Bosnje përpara se të kalojnë në Kroaci – vend anëtar i Bashkimit Evropian – dhe të vazhdojnë më pas më në perëndim. /Klan Macedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia