close
Bota

MJEKU KRAJA: BESONI SHKENCËS, MERRENI VAKSINËN ANTI-COVID

1CF19B29-FBE1-462A-A854-CE37BE6E62B5

SITUATA ME COVID -19 ASKUND NUK ËSHTË MENAXHUAR SI DUHET


Mjeku Selatin Kraja që punon në SHBA, u është bashkangjitur thirrjeve që qytetarët të mos hezitojnë dhe ta marrin vaksinën anti-covid. Ai për emisionin “Happy Day” në Klan Maqedoni, konfirmoi se ka marrë vaksinën, duke thënë se shtë e vetmja mënyrë që t`I kthehemi normalitetit.

Mjeku Selatin Kraja I cili punon në SHBA, thotë se vaksina anti-covid nuk ka kundërefekte duke bërë thirrje që qytertarët t`I besojnë mjekësisë dhe shkencës dhe ta marrin vaksinën. Ai konfirmoi se është injektuar me këtë vaksinë dhe e sheh si të vetmen mënyrë për t`iu kthyer jetës normale.

SELATIN KRAJA – MJEK NË SHBA

 “Unë një ditë mbrapa kam patur disa dhimbje kështu lokale aty ku e kam mar vaksinën, kam patur disa ethe, kam pas dhimbje të trupit por të gjitha brenda 24 orëve janë zhdukur. Mereni vaksinën sa më parë që të jetë e munduar mos u besoni thashethemeve besoni mjekësisë, besoni shkencës”.

Mjeku Selatin Kraja për Klan Maqedoni vlerësoi se situata me COVID-19 në botë askund nuk është menaxhuar siç duhet, duke mos përjashtuar edhe SHBA-të.

SELATIN KRAJA – MJEK NË SHBA

“Kur u hetua që virusi doli administrate në vend që të marr masa të duhura ajo veproi të kundërtën, inkurajoi popullin mos të bartin maskat, që të mblidhen mos të respektojnë rregullat në përgjithësi për parandalimin e covidit. Por edhe tani gjendja nuk është e mirë problem I madh është me testim, njerëzia duhet me prit në rradhë edhe tani në dimër në të ftohtë, në disa orë për me bërë një testim të thjeshtë. “

Mjeku Kraja është shprehur edhe rreth shqetësimeve për furnizimin dhe administrimin e procesit të vaksinimit anti-covid, problem të cilën përballet e gjithë bota. Ai shpreson se administrata e re amerikane në krye me Presidenti Xho Bajden, do të punojë më shumë në këtë aspekt. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia