close
Showbiz

“MONA LISA” ËSHTË E GENC PRELVUKAJ DHE MIMOZA SHKODRËS, JO E DA VINCIT

gm

Genc Prelvukaj ka postuar datën e publikimit të këngës së re me këngëtaren Mimoza Shkodra. Kënga e tyre e re, mban emrin e një vepre të njohur të artit, por  nuk është pikturë e Luvrit. “Mona Lisa” do të publikohet sot në orën 19:00 dhe do t’iu duhet vetëm të klikoni në Youtube.

Dy ditë më parë, Genci lajmëroi se kënga do të vinte shumë shpejt, ndërsa e përshkroi si “ritëm, zjarr e dinamike në maksimum”.

Mimoza Shkodra pati gjithashtu një postim të ngjashëm në të cilin u shpreh se do të jetë “një super bashkëpunim”.

Nisur nga suksesi i “Jemi Nda” vite më parë, nuk pritet gjë tjetër veçse një tjetër sukses nga këta dy artistë të talentuar./tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia