close
KultureTop LajmeVendi

MONOGRAFI POLITIKE: “SHQIPTARËT E MAQEDONISË DHE ARDHMËRIA E SHTETIT”

Screenshot_7

‘Shqiptarët e Maqedonisë dhe Ardhmëria e shtetit’, është libri i fundit i autorit Mahi Nesimi që u promovua në hapësirat e UEJL-së. Në këtë libër, siç u tha, janë shtjelluar çështje, dilema e problematika në të cilat ka ecur vendi dhe të njëjtat duhet të zgjidhen në të ardhmen.

Monografia politike “Shqiptarët e Maqedonisë dhe Ardhmëria e shtetit” që paraqet gjendjen e shqiptarëve të Maqedonisë dhe jo vetëm, zhvillimet e përgjithshme dhe tema të cilat kurrë nuk janë prekur, është libër i rrallë i këtij lloji. Këtë e pohon vet autori, Mahi Nesimi.

Vlerësime pozitive për këtë monografi politike ka dhënë edhe rektori i UEJL-së Abdylmenaf Bexheti.

Në këtë libër, siç tha recenzenti Jeton Shasivari, ofrohet qasje e re për turbulencat në skenën politike në Maqedoninë e Veriut dhe gjithashtu nga bartësit e funskioneve kërkohet punë e jo fjalë.

Shqiptarët e Maqedonisë dhe Ardhmëria e shtetit është libri i pestë me radhë i autorit Mahi Nesimi, ku në 14 kapituj është shfaqur Maqedonia e pasluftës, Marrëveshja e Ohrit, përdorimi i gjuhës shqipe, përdorimi i flamurit, ndarja territoriale, regjistrimi i popullsisë, kantonizimi i Maqedonisë, ndarja e ardhmëria e Maqedonisë, për të cilat autori ka dhënë vlerësimet edhe zgjidhje të problematikave. /Lulzime Ameti/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia