close
Top LajmeVendi

“MONSTRA”: FAMILJARËT – DËNIMI I JANKULLOVSKËS I VONUAR

download (3)

Dikur cilësoi të tjerët si monstra, tani cilësohet si e tillë, kështu theksoi familjari i disa prej të akuzuarve në rastin e koduar “Monstra”, Bedri Ajdari, duke ju referuar postimeve nëpër rrjetet sociale, pas publikimit të informacionit se ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska ka përfunduar në burg. Për të akuzuarit e rastit “Monstra” dënimi për Jankullovskën është i vonuar dhe i pakompletuar, pasi ata vlerësojnë se nuk duhej që dëmtimet materiale të jenë shkak për të cilin ajo do të përfudonte në burg.

“Me vonesë është ky lajm, domethënë unë kam prit që kjo të burgoset para 10 viteve, sepse kjo është e përzier nëpër shumë raste dhe ka të kryera shumë vepra penale. Qysh në rastin e Harun Aliut e këtej vazhdimisht kjo ka qenë protagoniste kryesore e veprave kriminale. Ndoshta ne nuk posedojmë argumente, por veprimet e mëfundme, përgjimet dhe këto gjëra, e etiketojnë këtë si një njeri që i’u përvesh punës, ta kryejë detyrën e atyre që e kanë detyru dhe më në fund e hodhën si leckë në burg…Më vjen keq që është burgos për një dëm material dhe jo për vrasje e gjëra të cilat kjo i ka mbuluar dhe i ka montuar.”

Ai e vlerëson këtë si një hap pozitiv, por jo edhe aq shpresdhënës sa i përket sistemit të drejtësisë.

“Ne në familje nuk di se si ta përshkruaj si është më së miri këtë gjest që e kanë dërgu në burg organet, por po I referohem të gjitha mediave, rrjeteve sociale, njerëzve….. nëse e keni vërejt se çfarë atributi I kanë dhënë, jorastësisht edhe pala maqedone, e etiketojnë si ‘monstër’, kjo është dashtë më herët të ndodh sepse ka qenë një dëmtues shumë I madh i popullatës në përgjithësi në Maqedoni, veçanërisht për shqiptarët… Nuk jam unë I kënaqur se ajo përgjigjet për një dëm material, kur të përgjigjet për të gjitha montimet vrasjet që kanë ndodh në kohën e saj dhe ti zbulojë se kush kanë qenë shefat e saj dhe kush e ka urdhëru të bëjë krime, atëherë do të ishim të kënaqur dhe drejtësia do ta gjente vendin e saj. Ka fillu nuk mund të ankohemi për shumë gjëra, sepse do të ishte jo e drejtë edhe ne të flasim në mënyrë paoshale….”

Ish-ministrja e Brendshme e Maqedonisë së Veriut, Gordana Jankullovska është dënuar me katër vite burg për një rast korrupsioni gjatë qeverisjes së Nikolla Gruevskit. Jankullovska u dënua për rastin “Tanku”, që lidhet me blerjen e një Mercedesi luksoz në përdorim të vetë Gruevskit./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia