close
Top LajmeVendi

“MONSTRA”: FETAI KËRKOI DËNIME MAKSIMALE PËR TË AKUZUARIT

9E5D7BEF-F93C-469A-BC66-FA5E63894FEE

PROKURORIA KËRKON BURGIM TË PËRJETSHËM PËR TRE PERSONA


Vrasja e pesëfishtë afër Liqenit të Smilkovës para nëntë vitesh sipas prokurores Fatime Fetai kërcënohej me konflikt të përsëritur në mes maqedonasve dhe shqiptarëve në vend, ndërsa për shkak të peshës së veprës ajo në fjalët përfundimtare në lëndën gjyqësore “Monstra” ka kërkuar burg të përjetshëm për tre nga kryerësit e veprës. Fjalimi i Fetait ka zgjatur pothuasje pesë orë, duke i hedhur poshtë teoritë e shumta që ndër vite janë “thurrur” rreth këtij krimi.

Prokurorja Fatime Fetai pesë orë i ka arsyetuar veprimet e gjashtë të akuzuarve në maj vitit 2012, në rastin “Monstra”, i cili një herë i përfunduar, me kërkesë të Gjykatës Supreme u kthye nga fillimi. Organet hetimore për vrasjen e katër djemve, maqedonas nga lagja e Shkupit Radishan, të moshës prej 18 deri 21 vjeç dhe një burri 45 vjeçar nga fshati Creshovë, sipas Fetait kanë neglizhuar çështje vendimtare për shtetin.

FATIME FETAI, PROKURORE

“Bëhet fjalë për ngjarje që ka mundur të shkaktojë konflikt të përsëritur dhe shumë viktima të pafajshme, ngjarje që e ka rritur mosbesimin në mes përkatësisë etnike maqedonase dhe asaj shqiptare, ndërsa janë kënaqur me teza të panevojshme për Pashkë të përgjakshme, por nuk kanë dhënë përgjigje pse? Pikërisht mundësia për destabilizim të përsëritur të Maqedonisë është motivi për këtë akt.”

Për shkak të peshës së veprës penale Fetai ka kërkuar.

FATIME FETAI, PROKURORE

“Propozoj që të akuzuarit Alil Demiri, Afrim Ismailoviq dhe Agim Ismailoviq të shpallen fajtorë për veprën penale terrorizëm. I akuzuari Fejzi Aziri të shpallet fajtor për dy vepra penale, ndihmë në kryerjen e veprës penale, ndërsa i akuzuari Haki Aziri për dy vepra penale – ndihmë në kryerjen e veprës penale.”

Për tre të parët Fetai kërkoi burg të përjetshëm, ndërsa për dy të tjerët dënim prej 15 vitesh, përkatësisht 9 vite burg. Për të akuzuarin e gjashtë fillimisht, Sami Luta, ajo kërkoi ndërprerje të ndjekjes penale për shkak të mungesës së fakteve. Fetai shprehu optimizëm se autoritetet e Kosovës do të mundësojnë  ekstradim të të arratisurve Demiri dhe Ismailoviq, që të përballen me drejtësinë në Maqedoninë e Veriut. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia