close
Vendi

“MONSTRA”: KA TË DHËNA TË RREJSHME TË EKSPERTIZËS NË LIQENIN E SMILLKOVËS

242BF073-E55F-4C31-B3D8-39301FC273CC

Ish-Sigurimi I jashtëm I RTVM-së, aktualisht Inspektor për Krim të Përgjithshëm në SPB-Tetovë, Armend Ganiu, ka dëshmuar në rastin “Monstra” si person I cili në vitin 2012 në ditën e vrasjeve në Liqenin e Smillkovës ka biseduar me të afërm për të mësuar më shumë rreth ngjarjes.

Sërish ka dëshmuar ekspertja Snezhana Nikollovska, e cila për dallim nga radha e kaluar, dëshmoi për liçencën e saj.

“Nuk kam licencë për ekspertizë në dhe, për shkak se nuk ekziston dicka e tillë. Kam licencë për ekspertizë në Laborator Kimik, për mikro-gjurmë, armë zjarri, tokë, qime tekstili dhe për derivate. Nuk më kujtohet nëse kam patur licencën kur është bërë ekspertiza – ka thënë Nikollovska, duke shtuar se i ruan të gjitha mostrat e ekspertizës së dheut.

Ajo edhe një herë ka theksuar se në këtë rast ka bërë përjashtim dhe personalisht ka qenë në vendin Vrazhivir, ku është gjetur vetura “Opel Omega” për të marrë mostra dheu.

Nikollovska ka thënë se në ekspertizën e dheut në Liqenin e Smillkovës dhe Vrazhivirit ka të dhëna jo të sakta.

“Përbërja elementare e dheut dhe granulatit janë tepricë, unë I vendosa – ka thënë Nikollovska, pas cka pasoi pyetja e Prokurores Fatime Fetai nëse është e vetëdijshme se ky është një document I rrejshëm, dhe me urdhër të kuj e ka bërë këtë.

“Nuk është me urdhër të askujt. Nuk kam sqarime” – ka thënë Nikollovska.

Në seancën e sotme ka përfunduar dëshmia e saj, me vendim që për 5 ditë të dorëzojë dokumente plotësuese nga ekspertiza dhe faksimil të licencës për ekspertizën./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia