close
Top LajmeVendi

“MONSTRA”: NË GJYKATË DËGJOHEN “BOMBA”

Screenshot_6

Në rastin “Monstra” po dëgjohen 25 bisedat e përgjuara telefonike. Në biseda kryesisht dëgjohen telefonata nga ish-ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska, por edhe shumë folës të tjerë. Në një bisedë të zhvilluar mes Gordana Jankullovskës dhe Mile Janakiesit, dëgjohet se si Jankullovska i thotë Janakieskit se deri tani nuk kanë pasur rast më të vështirë të vrasjes së civilëve, madje as në luftë.

Në njërën prej bisedave dëgjohet ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski i cili flet me Kire Boshkov, i cili e pyet se a ka ndonjë informacion të ri lidhur me siç thotë ai “vrasjen e djemave”. Janakieski i thotë se peshkatari nga Cresheva, me siguri është vrarë sepse ka qenë dëshmitar i vrasjes së personave. Në gjykatë është lëshuar edhe biseda e përgjuar nga 14 marsi i vitit 2013 ku ish-ministri i Shëndetësisë Blerim Bexheti ka refuzuar ta nënshkruajë ekstradimin e dy të akuzuarve në rastin Montra. Nga bisedat e deritanishme të dëgjuara në prani të opinionit, nuk ka indikacione konkrete të rëndësishme që lidhen me mënyrën se si është kryer vrasja në rastin “Monstra”. /Klan Macedoni/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia