close
Top LajmeVendi

“MONSTRA”: PROTESTË KUNDËR VENDIMEVE GJYQËSORE

Screenshot_1

RAPORTOHET PËR SHTATË POLICË TË LËNDUAR, NISIN ARRESTIMET


Protesta e kundër vendimeve gjyqësore për rastin “Monstra” filloi nga parku I Çairit.

Protestuesit paralajmëruan se do të marshojnë deri tek Gjykata Themelore Penale, Kuvendi I Maqedonisë së Veriut dhe para Qeverisë, për ta shprehur pakënaqësinë e tyre nga tre dënimet me burgim të përjetshëm, por u ndaluan nga kordoni I policisë. Prej këtu nisën tensionet.

Nëpër rrugët e Shkupit u vërejtë edhe prania e njësive speciale policore si dhe autoblindave.

Policia arriti t`I ndalojë protestuesit që të marshojnë rrugëve të Shkupit pasi tubimi filloi të eskalojë. U përdorën edhe shok – bomba.

Falë përgjegjësve që ishin caktuar për ruajtjen e rendit gjatë protestës, situata filloi të qetësohej. Në mesin e protestuesve u vërrejtën edhe përfaqësues të opozitës shqiptare, të cilët u angazhuan për qetësimin e situatës.

Familjarët e dënuarve dhe protestuesit kishin disa kërkesa.

BEDRI AJDARI – FAMILJAR I TË DËNUARVE

“Të ndërpriten pazaret politike në kurriz të shqiptarëve të pafajshëm. Të shkarkohen Prokurorja dhe gjykatësit e rastit “Monstra” sepse fare nuk u morën me faktet dhe provat që duhej të dilnin nga bisedat e përgjuara për rastin “Monstra”. Kuvendi dhe Qeveria t`I publikojnë bisedta e përgjuara nga ky rast me qëllim që gjykimin e së vërtetës ta bëjë vetë opinioni publik qoftë ai shqiptar, ai maqedonas apo kushdo tjetër. Të thirren ekspertë ndërkombëtarë të tipit të EULEX-it në Kosovë që të merren me të gjitha rastet nga të cilat shqiptarët po vuajnë burgje të rënda si të pafajshëm”

Njoftohet se gjatë përplasjeve janë lënduar shtatë policë por edhe gazetarë. Ishte sulmuar ekipi I agjencisë së lajmeve MIA. Ndërkohë raportohet se deri më tani tetë persona janë arrestuar nga policia për shkak të dhunës në protestë.

Ndryshe, të martën Gjykata Penale në Shkup, me burgim të përjetshëm dënoi Alil Demirin, Afrim dhe Agim Ismailoviqin, kurse Fejzi Aziri ishte dënuar me 15 vite burg e Haki Aziri me 9. Nga akuzat, për shkak të mungesës së provave u lirua Sami Luta. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia