close
Vendi

“MONSTRA”: TRE DËNIME ME BURGIM TË PËRJETSHËM

009E2996-281F-4A58-B0C6-EA4E3DED15B8

PARABURGIM PËR PERSONAT E DËNUAR 


Për më pak se gjysëm ore gjykata e solli vendimin me çka të akuzuarit në rastin “Monstra” shpallen fajtorë. Të akuzuarit Alil Demirin dhe Afrim Ismailoviqi që ndodhen në arrati, dënohen me burg të përjetshëm, me burg të përjetshëm dënohet edhe Agim Ismailoviqi. Me 9 vite burg dënohet Haki Aziri, ndërsa Fejzi Aziri dënohet me 15 vite burg. Sami Luta është liruar nga akuza.

Prokurorja e lëndës Fatime Fetai kërkoi masa paraburgim për të gjithë të akuzuarit dhe edhe përskaj kërkesës së mbrojtjes, gjykata e shqiptoi edhe masën paraburgim.

FATIME FETAI, PROKURORE

“Ashtu edhe siç pritëm si prokurori, për të gjithë të akuzuarit që mbetën në aktakuzë dhe siç propozuam që të dënohen, nga ana e juaj u shpallën fajtorë dhe u denuan me dënime përkatëse, sipas meje. Në përgjithë për të gjithë të akuzuarit që u shpallën fajtorë ekziston dyshimi për arratisje prandaj kërkojmë paraburgim.”

I akuzuari Fejzi Aziri u bëri thirrje prokurorëve Joveski dhe Ruskoska që ta vizitojnë në burgun e Shutkës sepse siç tha, do ju ofrojë prova për porositësit, organizatorët, vrasësit dhe ndihmësit Nëse ata nuk shkojnë të vizitojnë brenda 10 ditësh ai tha se këto prova do ja jep opinionit. Aziri tha se më herët ka vendosur gjykata “Svarovski”, ndërsa tani siç tha ai, gjykata “Valixhe”.

FEJZI AZIRI

“ E ftoj prej këtu prokurorin publik Ljubomir Joveski, prokuroren Villma Ruskoska, të më vizitojnë në burgun e Shutkës, t’u ofroj fakte për organizatorët e vrasjes, për organizatorët e vrasjes për këtë lëndë, për ndihmësit me emër dhe mbiemër dhe me fakte precize. Nëse nuk më thërrasin brenda 10 ditëve, ato fakte do të ja jap opinionit, ambasadave të huaja, dhe bashkësisë ndërkombëtare ”

Haki Aziri dhe Agim Ismailoviqi u shprehën kundër vendimit për masën paraburgim, thanë se edhe nëse përskaj dënimit të dhënë nuk e kanë plan të ikin. Ismailloviq theksoi se ai nuk është as Gruevski e as Mijallkovi dhe se nuk ik nga drejtësia.

HAKI AZIRI

“Siç e cekëm edhe më herët, por edhe 20 vjet ne nuk ikim, do të rrijmë deri në fund, kurr nuk kemi me ik derisa të kryhet ky gjyq.”

AGIM ISMAILOVIQ

“E kam pritur këtrë dënim prej atë ditë kur ka kërkuar prokuroria. Edhe pse nuk është dënimi I kësaj gjykate. E kam thënë që në fillim, që në këtë vepër nuk kam të bëj, ju mund të vendosni si të doni…. Ju premtova se kushedi çfarë vendimi të merr gjykata, unë nuk ik, por do të përgjigjem ligjit…. As nuk jam deserter siç po I shohim në ikje si Gruevski e Mijallkovi, e Boshkovski, e disa qytetarë të Maqedonisë, çfarëfoqoftë dënimi të merret do të përgjigjem.”

Për vrasjen e pesëfishtë akuzoheshin 6 persona, të cilët fillimisht u dënuan me burg të përjetshëm, por më pas lënda u kthye në rigjykim. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia