close
Rajoni

“Mos hajde pa 250 mijë”, zbardhen përgjimet e policëve të arrestuar në Morinë

morine_1524830451-2093585

Kontrollorët u bënin presion qytetarëve për t’u dhënë para për të kaluar kufirin

Pas një viti hetimesh Prokuroria e Posaçme ka dokumentuar mbi 300 raste të marrjes së ryshfetit nga policët në Pikën Doganore të Morinës. Përgjimet janë kryer në kabinat e doganës, nëpërmjet kamerave sekrete. Në një rast kamerat e vendosura brenda kondicionerit janë zbuluar nga efektivët, të cilët e kanë kuptuar se po vëzhgohen dhe e kanë thyer.

Në dosjen e prokurorisë që Klan News disponon, tregohen raste ku punonjësit u bëjnë presion qytetarëve për t’i dhënë para. Pagesat e që merrnin ishin kryesisht nga 10 Euro, por varionte edhe më shumë.

Në përgjime evidentohet një rast ku efektivi Fatri Braha ndalon një automjet të Kosovës ku udhëtonte një shtetas kosovar dhe një vajzë. Polici në kufi e ndalon për mungesë të pasaportës së vaksinimit, dhe zbulon se shoferi e kishte, por vajza jo.

Më pas drejtuesi i mjetit i ofron 10 Euro kontrollorit në kufi, dhe kalon kufirin. Nga këqyrja e sistemit TIMS, vajza që nuk kishte pasaportë vaksinimi nuk është regjistruar ne sistemin TIMS, pas kalimit në territorin shqiptar.

Një tjetër episod i të ndaluarit Fatri Braha është dhe një përgjim ku bisedon me një qytetar që sjell automjete në Shqipëri nga Gjermania të pa zhdoganuara. Nga përgjimet tregohet se tregtarët e automjeteve u jepnin para policëve për të shmangur procedurat.

Gjatë një komunikimi mes Fatri Brahës dhe Halim Shehu evidentohet biseda, ku Fatriu i thotë që kishte takuar një person që i kishte ofruar 100 Euro, por punonjësit i policisë nuk ka pranuar. Më pas efektivi i policisë ka kërkuar 250 Euro, por nuk ka rënë dakord me qytetarin që kërkonte ta favorizonin në kufi /Klan News

Pjesë nga përgjimet të zbardhura:

Halimi: He mik

Fatriu: A te thirri?

Halimi: Jo, hala jo

Fatriu: Se ika me henger nje pilaf thashë, qe ti kallzojsh

Halimi: A… sa ndalesh?

Fatriu: Po aç dhjete mimata se… (nuk kuptohet qarte)

Gjate pergjimit, në komunikimin e datës 14/12/2020, Fatri Iseberi komunikon me Halim Shehun e mes tyre veçohet me interes biseda si më poshtë vijon:

Fatriu: Hë

Halimi: Kambaru punë ai shoki…

Fatris: Jo bre vallakj

Halimi: Po valiaj E marr ne telefon un q tash, thush kur te afrohesh se ja çova numrin tand, emrin… Edhe…

Fatriu: Eee

Halimi: Për besë, për besë tha, kam ken në zbritje të Kçirë tha, telefoni s bejke me thirr… Po une te kom thirr dhjete here thashe bre… Une jam agjent doganor tha, kam kry pune… Thash, a përmend gje emra aty? Për kokë të djalit tha jo tha s’kam përmend emrin tand hiç, veç tha se sun u lidhem me telefon. Une thashe ta lo porosi, ta lo njerin aty bre.. Edhe (nuk kuptohet qartë) un prita Varja. Po veç kqyr ne darke nje here… Mos u permend gjo atyne se nuk del mire me ju thonë, po veç kqyr në darke nje here, a po.. (nuk kuptohet qarte) a jo.

Fatriu: Tash sa…(nuk kuptohet qarte) Hajt.

Halimi: Hajt. Shumë mas me rënë në sy jo kaloj, jo kush e ka kalu, se veç ashtu..

Fatria: Jo, jo hajt…

Gjatë përgjimit, në 14/12/2020 ora 12:57:07, Fatri Iseberi komunikon me Halim Shehun e mes tyre veçohet me interes biseda si më poshtë vijon:

Fatriu: A je kund bre?

Halimi: O mik ç’e ne Lezhe vallaj jam, me dhendër, me at (nuk kuptohet qartë) patenten.

C’a bone ti?

Fatriu: Aa. Hiç vallaj, kesh tu dal e takova at legenin. Engillin (keshtu degjohet), edhe

Halimi: Cilin?

Fatriu: Engillin, edhe… Erdh vetë bre…edhe si aj), tha u bofsh njeqind eursh. Jo or daj thash. Nuk o mirë qishtu thashë. I respektoi gjithe doganat e doganierët e u morr me ta e… Ku u’a q*va rropt. Shkova piva një kafe me të thash, qishtu nuk ban thash. Me m’u thashë, kur morrish dyqind e pesëdhjetë veç thashe hajde, ndrysh thash, jo. Tash une mirremedhe me këto, mirrem me ç’aq thashe…vete. A jo s’mundem tha, me njëqind e pesëdhjetë.

Thashë, jo.

Halimi: Njëqind e pesëdhejtëshi nuk a keq. Gjendja ka degjeneru prape (nuk kuptohet qarte) i degjenerum.

Fatriu: Jo, njeqind e pesëdhejte tha do me mbulu dhe doganiert or ti…Jo or ti thash…

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia