close
Rajoni

MOSDEKRETIMI I LLESHIT: RAMA TAKON METËN

rama-meta

Kryeministria: Bashkëbisedimi i hapur e konstruktiv


Një ditë pasi Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta vendosi të mos dekretojë emrin e Sandër Lleshit si ministër të Brendshëm, kryeministri shqiptar Edi Rama i ka kërkuar një takim kreut të shtetit. Në një njoftim të Kryeministrisë pas takimit Rama-Meta, thuhet se në Presidencë “është diskutuar rreth përmbajtjes së letrës së këtij të fundit mbi propozimin për dekretimin e Gjeneral Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm”.

“Bashkëbisedimi ishte i hapur e konstruktiv dhe kryeministri do të vijojë komunikimin me Presidentin e Republikës”, njofton kryeministria. Burime të Tv Klan thanë se kreu i shtetit shqiptar do të publikojë të hënën arsyet përse vendosi të mos e firmosë dekretin për ministrin e ri të Brendshëm. /Klan Maqedoni/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia