close
4883BDDD-397C-40B3-9CE5-1675D2600C8B

SHTËPIA E PLEQVE SI NEVOJË JETIKE


Pensioni i ulët si dhe rikonstruimi I objektit janë disa nga sfidat me të cilat përballet shoqata e pensionistëve në Tetovë, këto ishin disa nga tematikat të cilat u diskutuan sot në programin e mëngjesit Happy Day në kuadër të ditës ndërkombëtare të të moshuarëve. Drejtori I kësaj Shoqate Selver Memeti verësoi se vendit I duhet një shtëpi pleqësh ku do mund të strehonin pensionistët.

Zhvillimi I mjekësisë, mbrojtja shëndetësore, ushqimi, zhvillimi ekonomik, janë factorë që mund të ndikojnë në përmirësimin e jetesës së tyre në këtë kohë pandemie – thonë pensionistët. Shtëpia e Pleqve duket se paraqitet si nevoja më jetike për momentin.

Ndryshe, Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve është një ditë e veçantë për personat e moshës së tretë në të gjithë botën. Më 14 dhjetor 1990 Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përcaktoi 1 Tetorin si ditën e respekit global për të moshuarit./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia