close
Bota

MOSKA ‘IDENTIFIKON AGJENTË TË HUAJ’ NË PRAG TË ZGJEDHJEVE

2F99B81A-49BD-423B-9B9F-04CB0C5285A6

NË SHËNJESTËR: ORGANIZATA JOQEVERITARE ‘GOLOS’


Organizata joqeveritare ‘Golos’, e specializuar për mbikqyrjen e zgjedhjeve, ka bërë të ditur se Ministria ruse e Drejtësisë e ka shpallur ‘agjent të huaj’, një hap ky që me siguri ka për të penguar punën e vëzhguesve gjatë zgjedhjeve parlamentare e lokale në Rusi të cilat zhvillohen në shtator.

Radio Evropa e Lirë citon Ministrinë ruse të Drejtësisë sipas së cilës lëvizja ‘Golos’ është futur në regjistrin e ‘agjentëve të huaj’ me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të votuesve. Në regjistër figurojnë organizatat të cilat nuk janë subjekte juridike në Rusi. Më herët, ‘Golos’ kishte dënuar kurdisjen e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2011 dhe të atyre presidenciale më 2012 të cilat e rikthyen presidentin Vladimir Putin në Kremlin, pas mandatit katërvjeçar si kryeministër. Një ndër drejtuesit e organizatës ‘Golos’, Grigory Melkonyants, ka deklaruar për agjencinë ‘Interfax’ se ky veprim është ‘sulm kundër bashkësisë më të madhe të vëzhguesve të pavarur të zgjedhjeve’. Ai është zotuar se, pavarësisht kësaj, organizata që trainon vëzhguesit e zgjedhjeve dhe drejton një linjë telefonike në të cilën votuesit mund të paraqesin shkeljet në zgjedhje, do të vazhdojë punën.

Krikët thonë se Ligji për ‘agjentët e huaj’ i dekretuar në fillim të vitit nga presidenti rus Putin, në prag të zgjedhjeve, po shfrytëzohet gjithnjë e më shumë kundër grupimeve të pavaruara. Sipas tij, organizatat joqeveritare që marrin ndihmë nga jashtë dhe për të cilat qeveria çmon se merren me aktivitete politike, regjistrohen dhe identifikohen si agjentë të huaj dhe të njëjtat i nënshtrohen revizionit. Në fillim të vitit, ministra ruse e Drejtësisë tha se ka plane për krijimin e një regjistri të ri të ‘agjentëve të huaj’, veçmas për lëvizjet që nuk posedojnë regjistrim dhe nuk gëzojnë statusin e subjektit juridik në vend. Autoritetet ruse, po ashtu, mbajnë edhe dy regjistra të tjerë – një për organizatat joqeveritare të regjistruara në Rusi dhe një tjetër për median./Klan Macedonia/ 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia