close
Rajoni

MOSKA REAGON NDAJ DËBIMIT TË DIPLOMATËVE NGA KOSOVA

SYhDxHAaU53Uola7WFvbDxKvbYQWqhkykpw

‘SHPALLJA NON GRATA – PROJEKT PERENDIMOR’ ANTI-RUS

Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë ka thënë se është një provokim i madh anti-rus, që dy diplomatë rusë u shpallën persona non-grata në Kosovë. Me urdhër të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, dy zyrtarë të Zyrës Ndërlidhëse të Rusisë në Kosovë, janë shpallur të padëshirueshëm në territorin e Kosovës, për shkak të aktivitetit të tyre të dëmshëm, që ka cenuar sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Kosovës.

Ministria e Jashtme e Rusisë në një reagim të postuar në faqen e saj zyrtare, dëbimin e dy diplomatëve të Kremlinit e ka cilësuar si fillim të ‘një provokimi të madh anti-rus’.

Duke iu referuar autoriteteve të Kosovës si ‘të ashtuquajtura’, Ministria e Jashtme ruse pohon se ky sulm i administratës në Prishtinë nuk ka ndonjë pasojë për statusin ligjor të stafit  të saj diplomatik:

‘Në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që është thelbësore për zgjidhjen e Kosovës, ata janë akredituar pranë Misionit të Administratës së Përkohshme të OKB-së në Kosovë (UNMIK) dhe nuk kanë lidhje me strukturat e këtij shteti të vetëshpallur’- ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova duke e kualifikuar shpalljen ‘persona non grata’ të dy diplomatëve të vet si një projekt perëndimor ku po ndiqet një politikë agresive kundër Rusisë.

Ajo ka kërkuar garanci nga UNMIK-u e forcat ndërkombëtare për personelin e saj në Prishtinë./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia