close
Bota

MOSKË: KUSHTETUTA IA ‘ZGJAT’ JETËN PUTINIT

download

Kanë hyrë në fuqi ndryshimet e Kushtetutës ruse, përfshirë dhe atë me të cilat presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, I mundësohet që të mbetet në pushtet deri në vitin 2036.

Sikurse njofton Radio Evropa e Lirë, në votimet e një korrikut 78 për qind e rusëve me të drejtë vote mbështetën ndryshim-plotësimet e Kushtetutës, një epilog ky që nga Kremlini zyrtar I u cilësua si triumph, ndërkohë që kritikët çmojnë se votimet ishin ‘ilegale dhe jolegjitime’. Ndër ndryshimet kryesore  është edhe amendamenti me të cilin presidentëve të Rusisë u garantohet me automatizëm  imuniteti nga ndjekja penale. /Agjencitë

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia