close
Bota

MOSKË: PESKOV-SULMI NË STAMBOLL KA LIDHJE ME MOSPËRFILLJEN E RUSISË

5254EC3F-9ACD-447F-824E-0730A77CA2B0_w987_r1_s

Kremlini ka sugjeruar se sulmet e tmerrshme të muajit të kaluar në Aeroportin ndërkombëtar në Stamboll, do të mund të parandaloheshin, sikur agjencitë e sigurisë turke dhe evropiane t’i kishin parasysh vërejtjet e Moskës, se terroristët e dyshuar po fshiheshin në Turqi dhe në vende të tjera të Evropës.

Në këtë aspekt, Dmitry Peskov, zëdhënës i presidentit rus, Vladimir Putin, u tha sot reporterëve në Moskë se “gjatë shumë viteve të kaluara, pala ruse i ka informuar kolegët turq dhe evropianë se njerëzit e dyshuar që janë të lidhur me terrorizëm…kanë gjetur strehim në Turqi dhe në një numër të vendeve evropiane”. /Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia