close
Bota

MOSKË: PRODHOHET VAKSINA KUNDËR COVID19

download

Pesidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se shkencëtarët rus, të parët në botë, kanë arritur të prodhojnë vaksinën kundër COVID-19 dhe e njëjta është miratuar nga Ministria ruse e Shëndetësisë.

Ndërsa është shprehur se tashmë Rusia do t’i garantojë botës një të ardhme pa COVID, izolim e maska, Putin e ka krahasuar këtë arritje të shkencëtarëve me satelitin rus që shkoi i pari në hapësirë. ‘Vaksina e parë në botë kundër koronavirusit do të regjistrohet në Rusi brenda disa ditësh. Shkencëtarët rus kaluan fazat e nevojshme të testimit dhe vërtetuan sigurinë dhe efektivitetin e saj. Ilaçi ynë është përballur në mënyrë adekuate me epideminë dhe tani jep shpresë jo vetëm për vendin tonë, por për të gjithë botën,’- ka deklaruar Putin duke bërë të ditur se e bija e tij tashmë e kishte marrë injeksionin dhe, ka shprehur shpresën se ka për të filluar prodhimi masiv i kësaj vaksine.

Agjencitë e lajmeve thonë se shpejtësia me të cilën Rusia po shkon drejt prodhimit të vaksinës provon vendosmërinë e këtij vendi të triumfojë në garën globale në këtë fushë, por në të njëjtën kohë, kjo rrit frikën se Moska zyrtare mund të ven dosë prestigjin e vendit përpara shkencës dhe sigurisë./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia