close
Bota

MOSKË: VETËVRITET TRUPROJA I PUTINIT

0_PAY-Mikhail-Zakharov-8-Vladimir-Putin-EAST2WEST-NEWS

Truproja I Presidentit rus Vladimir Putin ka bërë vetëvrasje derisa ishte në vendin e punës – njoftojnë agjencitë e lajmeve.

Mihail Zaharov, sipas njoftimve të mediave ruse, është vetëvra sot në Kremlin.

Dyshohet se shkaku I vetëvrasjes mund të jetë sjellja e udhëheqësisë së FSO (Agjencisë ruse për mbrojtjen e funksionarëve të lartë dhe Presidentit) ndaj të kushteve të punës së të punësuarve dhe orët e shumta shtesë. Në një nga turnet e fundit Zaharov ka qenë në detyrë më shumë se 15 orë.

FSO kohë më parë kishte ndërprerë politikën e pensionimit të parakohshëm për anëtarët që kanë grumbulluar orë të mjaftueshme shtesë dhe ua ka shfuqizuar të gjitha orët plotësuese.

Sipas pohimeve të të ndjerit, në FSO nuk ka mjaft të punësuar, dhe kanë qenë të detyruar të punojnë shumë më tepër dhe pa paga shtesë. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia