close
Bota

MOSKË: VRITEN DY PILOTË RUSË NË SIRI

pil-620×348
Dy pilotë rusë humbën jetën pranë Palmiras në Siri, pasi helikopteri i tyre u rrëzua nga i ashtuquajturi Shteti Islamik. Helikopteri u godit me breshëri nga militantët e IS-it pasi pilotët “përdorën gjithë municionin e tyre dhe po ktheheshin prapa”Grupi monitorues SITE, tha se organizata ekstremiste mori përgjegjësinë për rrëzimin e helikopterit.
Të paktën 11 ushtarë rusë u vranë në Siri që nga fillimi i operacioneve ajrore të Rusisë në shtator, për të mbështetur forcat besnike ndaj Presidentit sirian Bashar al-Assad. Ushtria ruse po mban një prani të fortë në bazën ajrore në provincën Lataika, në verilindje të Sirisë, që prej fillimit të operacioneve të saj. /Agjencitë/
Klan Macedonia

The author Klan Macedonia