Mot “apokaliptik” në Shkup – qytetarët sanojnë dëmet

NË TERREN EKIPE TË KOMISIONIT PËR VLERËSIMIN E DËMEVE

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Kështu ishte gjendja në disa lagje të Shkupit mbrëmë nga shiu i rrëmbyeshëm dhe stuhia.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

E sot disa banorë të lagjes Fushë Topane po largojnë ujin nga bodrumet e banesave të tyre.

“Qysh mbrëmë kemi thirrur,por askush nuk erdhi që të na ndihmoje, këtë po e bëjmë në mënyrë vullnetare, kemi mbledhur para dhe po e largojmë ujin nga bodrumi, bodrumi tjetër është edhe më i mbushur. Nuk e dijmë se çfarë do të ndodhë deri në mbrëmje, deklaroi për tv KlanM një banorë i lagjes Fushë Topane.

“Si ajo që ishte natën e kaluar nuk ka qenë kurrë, nuk ka qenë në 50 vitet e fundit, një stuhi shumë e forte, kjo ishte si liqe, përplot ujë, deklaroi për tv KlanM një banorë i lagjes Fushë Topane.

“Kemi dëme të mëdha, bodrumet janë mbushur me ujë, jemi 15 familje këtu dhe bie erë shumë e keqe. I bej apel komuës që të na ndihmonin,” deklaroi për tv KlanM një banorë i lagjes Fushë Topane.

E kryetari i Komunës së Çairit tha se dëmet materiale janë shumë të mëdha dhe se në terren janë ekipe të Komisionit për vlerësimin e dëmeve.

“Shiu me vrull dhe intensitet të madh shkaktoi shumë probleme si dhe era e cila ishte e fortë dhe e mira e gjithë kësaj është se nuk kemi humbje të njerëzve. Kemi humbje materiale dhe sot janë paraqitur zyrtarisht në arkivin tonë, shtëpitë dhe objektet e tjera të biznesit që janë dëmtuar. kuptohet që ne kemi detyrim ligjor që të kemi një komision për vlerësimin e çdo fatkeqësie që mund të ndodhë në komunën tonë, deklaroi kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu.

Nga ana tjetër, nga Qeveria kanë thënë se janë në komunikim të vazhdueshëm me institucionet kompetente dhe se po bëhen përpjekje maksimale që të sanohen dëmet nga moti I lig që kaploi Shkupin. Sipas zëdhënësit të Qeverisë, Muhamet Hoxha, po grumbullohen informacionet për dëmet e shkaktuara dhe se Qendra për Menaxhim me Kriza tashmë ka njoftuar për dëmet e para të konstatuara nga moti I lig./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share