close
556798D1-7E43-43E0-A715-52F0E3258A1F

Një mot i keq, i shoqëruar me shi të rrëmbyeshëm e erëra të fuqishme, e ka përfshirë Gjermaninë natën ndërmjet të hënës dhe të martës. Në Bavari ka pasur përmbytje nëpër disa fshatra dhe agjencitë e lajmeve bëjnë të ditur se për pasojë janë bllokuar shumë rrugë e lagje të të tëra. Kanë ndërhyrë edhe ekipet e shpëtimit për nxjerrjen e ujit nga bodrumet e shtëpive.

Agjencia gjermane e lajmeve DPA saktëson se në pjesët jugore dhe perendimore të vendit janë regjistruar dhjetra aksidente, ndërsa në Shtutgard erërat e forta kanë bërë që shumë shtëpi të mbeten pa pullaze. Nuk raportohet për viktima, ndërkohë që dëmet materiale llogariten të mëdha. /Klan Macedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia