close
Vendi

Mot me diell dhe vranësira lokale

5027166B-196C-43FF-B5EE-8C7310628411-696×392

Në Maqedoni do të mbaj mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira lokale të ulëta deri në mesatare.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 12 deri në 20 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 31 deri në 38 gradë.

UV indeksi do të jetë =8.

Në Shkup do të mbaj mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare.

Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor.

Temperatura minimale do të zbresë deri në 16, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 35 gradë.

Pasditen e së dielës do të ketë dukuri të lokalizuara të jostabilitetit me reshje të dendura shiu, bubullima dhe erë të fortë nga veriu që do të shkaktojnë rënie të lehtë të temperaturës, sidomos në pjesët veriore.

Nga e mërkura pritet rritje e ndjeshme e temperaturave.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia