close
Top LajmeVendi

MOTI ME BORË: RESHJET NDEZIN ALARMIN TEK INSTITUCIONET

Screenshot_1

Probleme qarkullimi në fshatrat e Malësisë 


Reshje të borës kanë filluar sot në Kodrën e Diellit, Mavrovë, Dibër, Ohër, Strugë, Kërçovë dhe në kalimet malore Strazhë, Bukovë, Gjavato, Pletvar dhe Presekë. Sipas Ndërmarrjes publike “Rrugët e Maqedonisë” komunikacioni zhvillohet në rrugë me lagështi si dhe me mbetje të dëborës.

Megjithatë përveç vështirësive në komunikacion në rrugët magjistrale vështirësi edhe me të madhe kanë pasur banorët e viseve malore ku sipas tyre rrugët nuk janë të pasturara në kohë, kanë probleme me ndërtimin e rrugëve të cilët janë lënë në gjysmë, gjë që rrisin rrezikshmërine e kalimit me automjete.

Drejtori i Ndërmarrjes Rrugët e Maqedonisë thotë se reshjet e borës kanë ndezuar alarmin edhe në këtë ndërmarrje.

Në orët e pasdites në Maqedoni do të ketë reshje më të rrëmbyeshme të borës, veçanërisht në pjesët perëndimore, ku pritet të formohet shtresë e re e dëborës edhe mbi 50 centimetra informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. /Artina Zeqiri/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia