close
Top LajmeVendi

MOTI: RESHJE DHE VËRSHIME TË MUNDSHME

auto_moti-1-4_1495518554-8251401495520739

Sipas informacioneve nga Drejtoria për Punë Hidro-meteorologjike për reshjet e mundshme të shiut mbi 50 litra për metër katror, kurse në pjesën perëndimore dhe juglindore të vendit edhe mbi 70 litra për metër katror, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim mbajti mbledhje të jashtëzakonshme pune dhe e aktivizoi njësinë operative për menaxhim, me vigjilencë e ndjek situatën, me gatishmëri të shtuar të forcave për mbrojtje dhe shpëtim.

Sipas Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, në qoftë se do te ketë reshje për periudhë të shkurtër në sipërfaqe të vogla, është e mundshme paraqitja e vërshimeve.

Apelojmë për lëvizje të kujdesshme përgjatë rrjedhave të ujit në perëndim, jug-lindje dhe veri-perëndim të vendit, ku ekziston mundësia e vërshimeve lokale dhe mundësi për rrëshqitjen e tokës, sidomos në aksin rrugor Mavrovë-Dibër-Strugë. Përveç këtyre rajoneve, për kujdes të veçantë nga rrëshqitnja lokale e tokës i theksojmë edhe pellgjet në malin Kozhuf dhe në rajonin Gjevgjeli – Vallnadovë, theksojnë nga Drejtoria.

Të gjitha aktivitetet për ndjekjen dhe infromimin nga gjendja momentale hidrologjike zhvillohen në përputhje më Planin Nacional për mbrojtje nga vërshimet.

Forcat për mbrojtje dhe shpëtim nga vërshimet janë në gjendje operative për angazhim të mundshëm, ndërsa janë në funksion edhe të gjitha mjetet materiale dhe teknike si dhe pajisjet me të cilat disponon Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim i informoi dhe i paralajmëroi të gjitha njësitë rajonale dhe njësitë e vetëqeverisjes lokale për nevojën e marrjes së masave dhe aktiviteteve në fushën e tyre të veprimit.

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim është në kontakt të vazhdueshëm edhe me subjektet tjera të autorizuara për shkak të veprimeve të koordinuara dhe menaxhimit me vërshime të mundshme, për çka do t’i informojë në kohë mediat dhe popullatën. /Klan Maqedoni/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia