close
D54FA380-9FFA-4A33-A09A-A419CCD86551-696×392

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të pakta. Pasdite në disa vende do të ketë kushte për reshje lokale të shiut dhe bubullima.

Temperaturat minimale do të lëvizin në prej 6 deri në 13, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 23 deri në 30 gradë.

Ditët e ardhshme do të ketë stabilizim të përkohshëm të motit me rritje të temperaturave. Të mërkurën pritet sërish paqëndrueshmëri lokale me reshje të rrëmbyeshme, shtrëngata dhe erëra të forta.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia