Mes drithërimash, Roma ka siguruar biletën për në “Air Albania” për të luajtur finalen e Konferencë Ligë. Në sezonin e parë të turneut, italianët do të masin forcat me Feynoord-in në stadiumin e Tiranës, me misionin për të fituar një trofe në këtë sezon futbollistik.
“Ishte një ndeshje tepër e rëndësishme, jo vetëm në fushë dhe në stol, por edhe në stadium. Kjo është merita jonë më e madhe. Kemi pasur një ndeshje të jashtëzakonshme. E meritonim këtë finale”.
Portugezi pranoi se Real Madrid e meriton triumfin në UEFA Champions League, duke vlerësuar trajnerin italian, Carlo Ancelotti.
Me arritjen në finalen e Conference League, Mourinho bëhet trajneri i parë që dërgon skuadrën e tij në raundin e fundit të tre kompeticioneve Europiane, pasi më parë e ka bërë në Champions dhe Europa League. Në finalen e madhe të 25 Majit në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, Roma do të sfidojë Feynoordin.
Klan News