close
Top LajmeVendi

MPB: 74 GJOBA PËR VOZITJE, 193 PËR VOZITJE NËN NDIKIM TË ALKOOLIT

sanksionohen

QYTETARËT TI RESPEKTOJNË RREGULLAT E KOMUNIKACIONIT


 

Gjatë 24 orëve të fundit nga MPB njoftojnë se kanë rritur intensitetin e kontrrollëve në trafik.  Nga ky institucion bëjnë me dije se kontrrollet do të vazhdojnë në ditët në vijim.

 

Në prag të festave të fundvitit Ministria e Punëve të Brendshme ka zgjeruar kontrrollat në terren. Nga ky institucion njoftojnë se gjatë patrullimeve të rrepta në komunikacion gjatë 24 orët e fundit, janë gjobitur  74 shoferë për shkelje të rregullave gjatë vozitjes dhe 193 shoferë për vozitje në ndikim të alkoolit.

“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar 20 sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, 37 gjoba për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar. Tetë gjoba janë vendosur për përdorimin e celularit, shtatë sanksione për mospërdorimin e rripit të sigurimit dhe nëntë gjoba për kalim në dritën e kuqe të semaforit”.

Nga MPB njoftojnë se në territor vendi deri në orën 02:00 pas mesnate , janë gjobitur 193 shoferë në ndikim të alkoolit.

“Në periudhën prej 20:00 deri 02:00, gjatë kontrollit të përforcuar kemi gjobitur shoferët që vozisin nën ndikim të alkoolit, në territorin e Maqedonisë së Veriut, ku kemi gjobitur 193 shoferë. Prej tyre, 63 në territorin e SPB-Shkup, 27 në territorin e SPB-Manastir dhe 17 në territorin e SBP-Shtip”.

Nga ky institucion nënvizojnë që aksionet e intesifikuara, do vazhdojnë edhe ditëve në vijim dhe apelojnë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia