MPB: Arrestohen dilerë të drogës në Tetovë, prej tyre njëri edhe për vuejtjen e dënimit me burg

Më datën 10.06.2022 në ora 21:15 në afërsi të shkollës fillore në Tetovë nga ana e nëpunësve policorë të SPB Tetovë nga liria janë privuar SH.L.(24), T.A.(24), D.B.(18), E.E.(22), V.L. (19), A.E. (25), A.SH.(24), L.L. (28) të gjithë nga Tetova dhe XH.M.(22) nga f. Striminicë-Tetovë, për arsye se në afërsi të tyre janë gjetur dhe sekuestruar 21 qese me marihuanë, kurse pas kontrollit të kryer është konstatuar se L.L. është kërkuar me urdhër gjyqësor për vuajtjen e dënimit me burg.
Ai do të dërgohet në institucion ndëshkues-përmirësues për vuajtjen e dënimit, kurse pas dokumentimit të plotë të rastit kundër të gjithëve do parashtrohet kallëzim adekuat.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share